Atletico nuk e përjashton shitjen e Julian Alvarezit te Real Madridi, Barcelona jashtë loje

“El Chiringuito TV” raporton se Atletico Madridi nuk do ta kundërshtonte një transferim të mundshëm të sulmuesit Julian Alvarez te Real Madridi.

Ndonëse 26-vjeçari ka si dëshirë një kalim te Barcelona, klubi madrilen nuk po e shqyrton në asnjë rrethanë shitjen e tij te gjiganti katalunas.

Të lidhura

None found

Kjo vjen në një moment kur raportet mes Atleticos dhe Barcelonës duket se janë tensionuar ndjeshëm, pas përpjekjeve të vazhdueshme të klubit katalunas për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Së fundmi, Alvarez i habiti drejtuesit e Atleticos kur kërkoi publikisht largimin gjatë kësaj vere, menjëherë pas ndeshjes së Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Austrisë.

Nga ana tjetër, Real Madridi nuk po planifikon të bëjë lëvizje për argjentinasin, edhe pse raportohet se Atletico ka refuzuar një ofertë prej 150 milionë eurosh nga madrilenët.

Prioritetet e “Los Blancos” në këtë afat kalimtar veror janë të tjera dhe afrimi i një sulmuesi qendror nuk bën pjesë mes tyre.


Shtuar 24.06.2026 09:59

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerkavbetmeritkingpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş