Atletico Madridi ka arritur të triumfojë përballë Cadiz në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 1-4.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa e dytë rezervoi plot 5.
Ndeshja do të zhbllokohej në minutën e 56 me Lemar, më pas do të vinin golat e Griezmann dhe Correo, respektivish në të 70’ dhe 76’.
Vendasit do të ngushtonin rezultatin në minutën e 86 me Lozanon, por miqtë do të shënonin edhe golin e 4 me Cunha vetëm një minut më vonë.
Pas kësaj fitoreje Atletico Madrid pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më pak se Reali kryesues, por keta të fundit me një ndeshje më pak. /albeu.com