Asensio mes “3 rrugëve”, Real Madrid, Roma ose Manchester United

Ditët e Marco Asensio janë të numëruara në Real Madrid. Ose sulmuesi duhet të pranojë një rinovim me ulje page, ose mirë është të gjejë një destinacion të ri deri në fund të kesaj markatoje.

Përballë presionit të futbollistit dhe kërcënimit të përmbushjes së kontratës për të dalë pa pagesë, Real Madridi është kundërpërgjigjur duke i siguruar lojtarit stolin, gjë që do ta linte pa Botëror. Kjo mund të jetë vendimtare për të vendosur të ardhmen e tij.

Roma ka trokitur në derën e tij por nuk ka një ofertë të fortë. Milani ishte i interesuar por duket se jo më dhe tani Manchester United shfaqet si një destinacion i mundshëm për anësorin e djathtë.

Djajtë e Kuq pyetën për Casemiron, por pasi lojtari dhe Real Madrid refuzuan çdo lëvizje të brazilianit, ata pyetën për Asension, i cili mund të jetë një nga surprizat e merkatos së verës.

Për deri në 25 milionë euro, skuadra e bardhë është e gatshme të ulë pretendimet e saj për t’i mbyllur lamtumirën sulmuesit të bardhë./albeu.com