Arriti në finalen e Champions, Drogba i dërgon mesazh klubit të Chelsea (VIDEO)

Legjenda e Chelsea, Didier Drogba, është e kënaqur të shohë ish-klubin e tij të kualifikohen në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga 2012.

 

Drogba vlerësoi edhe skuadrën e femrave edhe atë të meshkujve për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve brenda një sezoni.

Afrikani po ‘dridhej’ nga gëzimi dhe këtë gjë e publikoi në rrjetin e tij social ‘twitter’, ku u pa mjaftë i lumtur.

“Le të shkojmë përpara. Ne jemi rrugës për në Stamboll”, ka thënë ai në njërin nga mesazhet e dërguara drejt klubit të tij.

Drogba ishte veçanërisht i kënaqur kur kuptoi që jo vetëm ekipi i meshkujve, por edhe skuadra e grave të Chelsea gjithashtu u kualifikua në finale – duke postuar një video të shkurtër për të ndarë emocionet e tij.

Chelsea do të përballet me Man City në finalen e Ligës së Kampionëve për meshkuj më 28 maj dhe Chelsea Women do të përballet me skuadrën e femrave të Barcelonës më 16 maj.


Shtuar 6.05.2021 09:04