Rama: Ndërhyrjet në zemër falas për rreth 400 pacientë në vit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me disa pamje nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku bën me dije se edhe pak dhe është gati qendra e re e kardiokirurgjisë.

Krahas videos, Rama shkruan në Facebook se ky është një investim për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër që do të jetë falas për qytetarët, për rreth 400 pacientë në vit.

“Mirëmëngjes. Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore. Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend”, shkruan Rama.

Shtuar 6.05.2021 09:05