Arnautovic ofendoi rëndë Alioskin, flet Alaba

David Alaba ka folur për incidentin Arnautovic-Alioski.

Marko Arnautovic është suspenduar me një ndeshje mos lojë nga UEFA shkaku i fyerjeve të tij ndaj mbrojtësit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Esgjan Alioski.

Sipas gazetarit të ESPN, Derek Rae, Arnautovic ishte provokuar më parë nga Alioski, edhe David Alaba ka folur për këtë gjë.

“Unë festova me të por nuk e dija se çfarë lufte me fjalë po ndodhte aty”, tha ai.

“Unë do të doja të thoja që Marko duhet të ketë dëgjuar shumë nga kundërshtari”, shtoi ai.

“Nga emocionet ai e la vetën të provokohet dhe reagoi. Ai e di që bëri një gabim”, tha Alaba.

“Por unë duhet ta mbështes atë, pasi edhe kundërshtari i tij tha gjëra më të rënda se ato që tha ai”, përfundoi David Alaba./


Shtuar 16.06.2021 22:47