Armando Broja po vazhdon të përballet me vështirësi te Burnley. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare kishte marrë minuta në dy miqësoret e fundit kundër skuadrave amerikane, por këtë herë nuk u përfshi fare në ekip.
Të lidhura
None found
Broja mungoi edhe në stolin e Burnleyt gjatë testit miqësor ndaj Ajaxit, të cilin skuadra e tij e humbi 2-1. Ky vendim lë të kuptohet se trajneri i ri, Nicky Hayen, mund të ketë dyshime për 24-vjeçarin shkodran.
Ndërkohë, në merkato ka interesime për sulmuesin nga klube të kampionatit italian, Serie A. Cagliari ka zhvilluar kontaktet më të shpeshta me përfaqësuesit e lojtarit, por deri tani palët nuk kanë arritur në asgjë konkrete.
