Arbnor Muja shënon gol, dërgon në epërsi Antwerpin

Në ndeshjen që po zhvillohet mes Antwerp dhe Westerlo, skuadra vendase ka kaluar në epërsi.

Zhvillohej fundi i pjesës së parë kur në skenë doli Arbnor Muja.

Anësori shqiptar mori një top në hyrje të zonës dhe gjeti rrjetën me një goditje të saktë për 1-0.

Ky ishte goli i pestë e Arbnor Mujës në kampionatin belg, ndërsa ka edhe tri asistime.

Muja po zhvillon një sezon mjaftë të mirë dhe shumë shpejtë mund të kalojë në një kampionat më të madh, pasi është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/


Shtuar 23.12.2023 21:02