Ancelotti konfirmon të ardhmen e Arda Gulerit

Arda Guler nuk do të largohet nga Real Madridi.

Kjo u konfirmua nga Carlo Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Real Sociedadit, transmetom Gazeta Express.

“Arda do të jetë shumë i rëndësishëm për ne në të ardhmen. Ai do të qëndrojë këtu vitin e ardhshëm, nuk do të huazohet”, tha tekniku italian.

Guler ishte autor i golit të fitores 0:1 të Real Madridit.

Mesfushori i ri turk ishte i lidhur me një largim nga “Los Blancos” në verë, në kërkim të minutave në fushën e lojës.

Gjithsesi, 19-vjeçari duket se ka besimin e plotë nga Ancelotti dhe në vazhdimësi mund të fitojë sa më shumë minuta.

Arda Guler me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2029.


Shtuar 27.04.2024 11:26