Allegri: Jemi të kënaqur, por të zemëruar

Massimiliano Allegri ka komentuar fitoren e marrë nga Juventus në minutat e fundit kundër Fiorentina-s.

“Jam i kënaqur me këtë grup, ka siguruar kualifikimin në 1/8-at e Champions League, por nuk duhet të harrojmë pikët që kemi lënë në kampionat”, ka thënë Allegri.

Çelësi i suksesit: “Kemi rezistuar në aspektin psikologjik, me një mentalitet të ndryshëm do t’i kishim marrë pikët e humbura kundër con Sassuolo, Empoli, Udinese, Verona. Duhet të jemi të kënaqur me këtë fitore ndaj Fiorentina-s, por të zemëruar për pikët e humbura”.

Aktivizimi i Cuadrado-s, vendimtar: “Duhej për të hapur lojën, për të krijuar hapësira. Më pas ata kanë mbetur me dhjetë lojtarë dhe ne e kemi shfrytëzuar mirë superioritetin numerik”.

Merkato: “Skuadra është e mirë dhe nuk na mungon një sulmues. Të gjithë flasin për lojën, por ajo që ka rëndësi është vetëm fitorja”.


Shtuar 6.11.2021 22:13