Donaldi e puthi në buzë, Naim Abazi ngacmon Bora Zemanin: Po t’ju lësh cepave putheni menjëherë (FOTO LAJM)

Moderatorja Bora Zemani ka folur rreth puthjes së saj me Donaldin, në momentin që ajo shkoi në shtëpinë e Big Brother Vip për të takuar shoqen e saj Semin.

“Mendonim se ishim vetëm”, tha Bora duke qeshur kur u ngacmua nga Naim Abazi në “Për’puthen Prime”, i cili tha se “Bora e ka sjellë një insert nga Big Brother. Po t’i lësh në një qosh, puthen menjëherë.”

Kujtojmë se gjatë emisionit të së premtes edhe Donaldi bëri një hap drejt Borës.

Ai nuk harroi një detaj të rëndësishëm dhe duke qenë se ishte përvjetori i lidhjes së tyre, Donaldi mori një pako me biskota dhe e hodhi përtej murit të shtëpisë në mënyrë që ta merrte Bora.

Para se ta bënte këtë veprim, ai hoqi varësen që kishte në qafë dhe e vendosi brenda pakos. Teksa hidhte varësen, pakon jashtë murit, Arbana e garantoi se produksioni do të kujdesej t’ia dërgonte Bora Zemanit dhuratën e tij të veçantë.

Pjesë nga biseda:

Arbana: Hidhe se do kujdesemi që t’ia dërgojmë zonjushës.

Donaldi: Ke varësen brenda se mos ta marrin. Edhe haji (i drejtohet Borës) që të ëmbëlsohesh.

Arbana: O Donald se s’na the… po ça date është?

Donaldi: Po s’ka gjë se e di ai personi.

Kledi: Jo duhet ta thuash.

Donaldi: Sot në datë pesë, unë para tre vitesh jam lidh me Borën.

Siç duket, dhurata e veçantë ka rënë në dorë të Borës dhe kjo e fundit ka ndarë foto jo vetëm me pakon e biskotave, por edhe me varësen në qafë. Krahsa fotos që ka postuar ajo shkruan: “Fundjavë të ëmbël!”/albeu.com/


Shtuar 6.11.2021 22:06