Partizani bëri sot prezantimin e trajnerit të ri, Florin Bratu, i cili tashmë merr drejtimin e skuadrës së kuqe.
Në disa fotografi të publikuara pak minuta më parë nga klubi në rrjetet sociale, 46-vjeçari rumun shfaqet teksa takohet dhe përshëndetet me futbollistët e ekipit.
Të lidhura
None found
Detaji që tërheq vëmendjen është mungesa e Alban Hoxhës mes lojtarëve. 38-vjeçari duket pas trajnerit Bratu, i veshur si pjesë e stafit ndihmës, çka lë të kuptohet qartë se ka mbyllur karrierën si futbollist, por do të vijojë të kontribuojë te Partizani si anëtar i stafit.
Pas zyrtarizimit në krye të Partizanit, trajneri Florin Daniel Bratu u prezantua sot me skuadrën në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.
I shoqëruar nga Drejtori Sportiv Agim Ibrahimi, tekniku rumun zhvilloi takimin e parë me futbollistët.
Po sot, ekipi nis zyrtarisht përgatitjet për sezonin futbollistik 2026–2027, me objektivin për të qenë gati për nisjen e kampionatit të “Abissnet Superiore”.
