Abramovich mund t’i japë fund luftës, Zelensky i kërkoi Biden të mos e sanksionojë

Teksa në Mbretërinë e Bashkuar, Roman Abramovich është në pikën më të ulët ku i kanë sekuestruar çdo cent, sidhe klubin e, Chelseat në Ukrainë po e shikojnë ndryshe. Madje edhe si njeriun që mund të afrojë fundin e ivazionit rus ndaj vendit të tyre.

Mësohet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë vendosur sanksione ndaj Roman Abramovich me kërkesë të Volodymyr Zelensky. Presidenti ukrainas i ka kërkuar Joe Biden të presë për sanksionet pasi oligarku mund të luajë një rol në lehtësimin e negociatave të paqes me Rusinë dhe këtë e raporton Wall Street Journal duke cituar disa burime shumë të besueshme.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët brenda Departamentit të Thesarit të SHBA-së hartuan një sërë sanksionesh për të ndëshkuar Roman Abramovich pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, shpjegoi gazeta amerikane.

Kur erdhi koha për të shpallur ato sanksione, të cilat ishin krijuar për t’u lëshuar së bashku me sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i tha Thesarit të hiqte dorë.

Arsyeja vinte nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili në një telefonatë të fundit e këshilloi Presidentin Biden të priste për të sanksionuar oligarkun, i cili mund të rezultojë i rëndësishëm si një ndërmjetës me Rusinë në ndihmën për të negociuar paqen.

Nuk është hera e parë që pronari i “Bluve të Londrës”, përmendet si negociator për bisedimet e paqes por kësaj radhe sipas Wall Street. /oranews/


Shtuar 24.03.2022 08:58