7 milionë euro në tavolinë, skuadra angleze i kërkon Besiktas-it lojtarin shqiptar

Milot Rashica është padiksutim një lojtar i rëndësishëm te Besiktas, skuadër ku së fundmi është transferuar edhe Ernest Muçi. Skuadra turke tashmë për shërbimet e lojtarit dardan ka marrë një ofertë të konsiderueshme.

Sipas mediave turke “Takvim”, bëhet me dije se Leeds United ka shfaqur interes për 27-vjeçarin. Anglezët që luajnë në Championship shikojnë te Rashica lojtarin e duhur për t’i besuar repartin e avancuar.

Leeds i ka ofruar 7 milionë euro Besiktas për të lënë të lirë lojtarin “dardan”, i cili ka kontratë të vlefshme me turqit deri në qershor të vitit 2027. Kujtojmë se Rashica u bë pjesë e Besiktas në verën e kaluar, ndërsa pavarësisht ofertës së anglezve duket e vështirë që drejtuesit turq të heqin dorë kollaj nga shërbimet e tij.