40 vite në koma, vdes ish-futbollisti francez në moshën 73-vjeçare

Ish-futbollisti francez, Jean-Pierre Adams, ka vdekur në moshën 73-vjeçare pas pothuajse gati 40 viteve në gjendje kome.

Në vitin 1982, atëbotë 34-vjeçar, Adams kishte shkuar në një spital në Lyon për të bërë një operim rutinë, pasi kishte probleme me gjurin.

Por, pas atij operimi, ku pati mbidozë, ai më nuk ka mundur të flasë, të ecë apo të lëvizë gjymtyrët e veta.

Bashkëshortja e vet, Bernadette, ka qëndruar përkrah tij gjatë gjithë kohës, deri në momentin kur mbylli sytë përgjithmonë.