Zbardhet dëshmia e socialistit që iu bë atentat në Shkodër: Kishin silenciator, donin t’më hiqnin qafe por nuk kam konflikte!

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj ish-kreut të PS Nikolin Huba, e ndodhur në Shkodër.

Ngjarja e ndodhur më 4 shtator, e shtunë, nuk shkaktoi asnjë viktimë pasi Huba mbeti i plagosur vetëm në këmbë dhe është jashtë rrezikut në spital.

Ish-kreu i PS, aktualisht edhe anëtar i Këshillit Bashkiak, ka deklaruar për “Ora News”, se autorët kanë qënë me maska dhe e kanë qëlluar me silenciator.

“Po pija kafe me dy shokë në një klub aty afër. Jam takuar me një shok timin kam marrë një porosi të vogël. Sa kam hapur bagazhin më qëlluan.

Autorët kanë qenë me skafandër me maska. Tre metra larg meje.  Më kanë qëlluar 2 plumba kanë qenë me silenciator.

Nuk kam asnjë konflikt. Jam marrë me punët e mia. Kam 15 vite që jetoj në Naraq. Kërkoj policisë të zbardhet çështja”. /albeu.com/

 


Shtuar 6.09.2021 12:35