Strehonin emigrantë në Laprakë! Gjykata merr vendimet për grupin, dënohen edhe 3 gratë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për grupin e personave që strehonin emigrantë të paligjshëm në Laprakë. Katër prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa në burg është lënë Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës. Vejsiu ka qënë i dënuar më parë për veprën e trafikimit të emigrantëve.

Gjykata la në ‘arrest shtëpie’ Sterjo Gërmenjin, Anamaria Mihallarin, Drita Shehun e Sanije Shehin.

Ata dyshohet se me mjetet e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin nga dy motrat Drita Shehu dhe Sanije Shehu në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënin organizimin e tyre në bashkëpunim dhe me Rigers Vejsiu (djali i Drita Shehut) dhe më pas nisjen e tyre kundrejt pagesës, në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, përveç trafikimit të emigrantëve të parregullt, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi, të cilët pasi hynin në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit, këta organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Dyshohet se gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrant të paligjshëm dhe persona që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt. Motrat Shehi dyshohet se udhëtonin me një automjet tjetër përpara me qëllim kontrollin e rrugës, të cilët në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2021 12:15