Mbappe i bindur për të ardhmen: Dua të luaj për një klub të madh

Që nga vera e kaluar raportohet se francezi do t’i bashkohet gjigantit madrilen Real Madrid, që ëndërrojnë ta sjellin në verën e ardhshme si agjent i lirë.

Mbappe për “Pvsportfr”, ka dhënë disa detaje për të ardhmen, ku pranoi se do luajë për një klub të madh.

“Nuk është e lehtë. Çfarë do që të ndodh, unë do luajë për një klub të madh. Njerëzit më pyesin nëse isha shumë i zhgënjyer.. po, kështu ishte në fillim, pasi doja largimin, mirëpo nuk isha në divizionin e tretë”.

Ndërkohë, ka raportime se Real Madrid do bëjë një ofertë për Mbappe edhe në afatin kalimtar të janar.

Kujtojmë, se PSG refuzoi tre oferta të Real Madridit në verë në vlerë 180 milionë euro, derisa kontrata e lojtarit skadon në qershor.


Shtuar 5.12.2021 20:31