Janë bërë publike pamjet e autorit të vrasjes së Behar Sofisë pak ditë më parë në Tiranë. Sic mund t’a shihni në videon e bashkëngjitur lajmit, i riu shihet duke ecur me duar në xhepa dhe duke çaluar për disa minuta përpara se ta vrasë!
Ernejt Shyti, i cili mban në kokë një kapuç dhe një xhup dimëror me bindjen se nuk do të zbulohej. Ai kapërcen trotuarin midis makinave dhe në të njëjtin cast shënjestra e tij Behar Sofia kalon me vrap vijat e bardha.
Ky veprim shtyn vrasësin të kthehet pas, e shikon përballë për t’u bindur që ai është personi që i kanë treguar në fotografi dhe më pas i vihet pas për ta qëlluar pas shpine.
Ky maskim nuk e shpëtoi dot Ernejt Shytin që mos të zbulohej nga autoritetet të cilat kryen ekspertizë në Britaninë e Madhe për të konfirmuar që ky është një improvizim.
Të arrestuar për këtë vrasje janë: Ernejt Shyti, Xhuliano Visha, Leonor Xhixha dhe Skender Vathi dhe u lanë në arrest me burg nga gjykata, për akuzën e vrasjes me pagesë. /albeu.com/