DETAJET/ Vrasësi me pagesë i Behar Sofisë është djali i xhaxhait i Nazime Vishës

Janë zbardhur detaje të reja për të arrestuarit e ekzekutimit në Tiranë të Behar Sofisë ndodhur pak ditë më parë.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga një grup vrasësish me pagesë të cilët kanë planifikuar dhe në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë kryer vrasjen e Bahr Sofisë.

 

Të arrestuarit  janë:

 

  • Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

 

  • Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë  dhe banues në Tiranë.

 

  • Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë.

 

  • Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se shtetasi Xhuljano Visha i arrestuar në Kërrabë është kushëriri I parë, djali i xhaxhait i Nazime Vishës.

Nazime Visha është vajza e cila vrau shtetasin Fiqiri Muca me të cilin kishte një lidhje intime, për të cilën ajo ka deklaruar se ishte e detyruar dhe abuzuar.

E reja ka lënë tashmë qelinë dhe ka nisur një jetë të re jashtë kufijve të Shqipërisë.  /albeu.com/

Shtuar 13.03.2021 11:03