Ekzekutimi mafioz i Behar Sofisë, forcat e RENEA kërkojnë në Lanë armën e krimit

Ditën e sotme u zbardh krimi i rëndë i ndodhur në mes të Tiranës vetëm pak ditë më parë ku u ekzekutua Behar Sofia.

Në pranga mësohet se janë vënë 4 shtetas të cilët sipas policisë kanë organizuar dhe ekzekutuar vrasjen e Sofisë në këmbin të 50 mijë eurove.

Autori, i riu që qëlloi mbi Sofinë pas arrestimit është sjellë në Tiranë pas arrestimit në Mal të Zi.

Forcat RENEA ndodhen buzë bulevardit “Bajram Curri” atje ku disa prej tyre, përfshirë edhe polumbarë po kërkojnë për armën me të cilën u ekzekutua biznesmeni Behar Sofia.

Kërkimi vjen pas arrestimit të autorëve dhe 3 bashkëpunëtorëve.

Ernejt Shyti, 24 vjeç nga Tirana ka deklaruar në polici se pas krimit është larguar me biçikletë dhe se armën e krimit, tip pistoletë TT e ka hedhur në lumin Lana. /albeu.com/

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 13.03.2021 01:03