Cristina Guarda: Protestat në Shqipëri i japin sinjal BE-së, situata nuk mund të lexohet vetëm nga raportet

Cristina Guarda, eurodeputete e Grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Europian, vlerëson se protestat qytetare në Shqipëri po përcjellin një mesazh të drejtpërdrejtë edhe për institucionet e Bashkimit Europian. Sipas saj, gjendja në vend nuk mund të gjykohet vetëm përmes raporteve zyrtare.

Në një intervistë për News24, ajo iu përgjigj pyetjes nëse valët e vazhdueshme të protestave mund të kenë ndikim në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Të lidhura

None found

Guarda tha se gjatë viteve të fundit, në cilësinë e anëtares së Parlamentit Europian dhe të delegacionit, i ka drejtuar disa pyetje me shkrim Komisionit Europian, përfshirë edhe për aeroportin e Vlorës. Ajo shtoi se janë zhvilluar shumë takime ku është diskutuar për sundimin e ligjit dhe respektimin e tij, por ka pasur përshtypjen se Komisioni nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtyre çështjeve. Për këtë arsye, sipas saj, protestat po tregojnë qartë se Bashkimi Europian dhe Komisioni nuk duhet ta shqyrtojnë situatën vetëm përmes dokumenteve, por edhe duke dëgjuar funksionarët dhe zyrat në terren, si dhe duke mbledhur informacion për të përmirësuar cilësinë e politikave.

Lidhur me raportimet për korrupsionin, klimën e biznesit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, eurodeputetja nënvizoi se Bashkimi Europian i trajton këto tema me seriozitet të lartë.

Ajo u shpreh se personat që ndjekin procesin e zgjerimit të BE-së janë thellësisht të angazhuar me çështjen e respektimit të ligjit, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë me pyetjen e ngritur. Guarda theksoi gjithashtu se analizat e Komisionit për respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Europën janë mjaft mbresëlënëse dhe se këtij standardi i jepet një peshë shumë e madhe. Sipas saj, respektimi i shtetit të së drejtës ka rëndësi jo vetëm për vendet aspirante, por edhe për vetë shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

E pyetur për akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë në Shqipëri dhe për hetimet e SPAK-ut, Guarda deklaroi se këto zhvillime po ndiqen nga afër.

Ajo kujtoi se korrupsioni është trajtuar edhe në raportin e tyre të fundit dhe se po monitorohen me shumë vëmendje edhe rezultatet e SPAK-ut.

Në pjesën që lidhej me lirinë e medias, duke komentuar rastin e News24, eurodeputetja shprehu keqardhje dhe tha se do ta shqyrtojë situatën në takimet që do të ketë në Bruksel.

Gjatë intervistës, Erion Kaçorri kujtoi se Parlamenti Europian ka ngritur shpesh shqetësime për lirinë e medias dhe vuri në dukje se intervista po zhvillohej në një televizion të rëndësishëm informues dhe kritik ndaj qeverisë, i cili sipas tij u mbyll në mënyrë arbitrare një vit më parë, ndërsa gazetarët e News24 u nxorën jashtë. I pyetur se si e vlerësonte këtë zhvillim, Guarda u përgjigj se i vjen shumë keq dhe se do ta analizojë situatën në takimet me zyrat që merren me respektimin e ligjit dhe me të gjithë kapitujt e tjerë në Bruksel.

Erion Kaçorri e pyeti gjithashtu nëse çështjet që lidhen me lirinë e medias mund të ndikojnë në progresin e integrimit evropian. Në përgjigje, Cristina Guarda tha se nuk e di saktësisht, pasi nuk është eksperte në këtë fushë. Megjithatë, ajo pranoi se, edhe nga përvoja e saj personale në Itali dhe nga vëzhgimi i lirisë së gazetarëve në mbarë botën, kjo mbetet një nga çështjet më të rëndësishme për të cilat institucionet e BE-së duhet të tregojnë kujdes.


Shtuar 30.06.2026 19:06

holiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetjojobetMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetPerabetnakitbahisJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibomJojobet