Zbardhet skema, si u organizua dhe ekzekutua vrasja e Behar Sofisë nga 4 të arrestuarit (VIDEO)

Policia ka rindërtuar skemën e vrasjes së Behar Sofisë dy javë më parë në mes të Tiranës pas arrestimit të katër personave si të dyshuar për organzimin dhe ekzekutimin e planit.

Policia ka nisur zbardhjen e ngjarjes nga disa gjurmë të gjetura në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin ekzekutorit të dyshuar Enejt Shyti. Ky i fundit u kap në Mal të Zi ku edhe punonte.

 

Pas identifikimit të Shtytit, policia e ka vënë atë nën përgjim me qëllim zbulimin e personave të tjerë, me të cilët kishte lidhje dhe që mund të kishte organizuar vrasjen. Gjatë përgjimeve u konstatua se Enejt Shyti komunikonte me pjestarët e tjerë të grupit që organizuan vrasjen, siç ishin Skënder Vathi dhe Xhuljano Visha duke iu kërkuar paratë për “punën e kryer”.

 

Policia dyshon se organizatori i ekzekutimit të Sofisë është Skënder Vathi, i cili ka marrë “porosinë” nga persona që nuk janë zbuluar ende nga policia. Vathi ka dalë garant për ekzekutimin e Sofisë duke nisur të kërkojë një person që mund të tërheqë këmbëzën si edhe të tjerët që të bëjnë largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

 

Gjatë kësaj periudhe, Vathi ka kontaktuar me Leonar Xhixhën për të gjetur një person që mund të kryente vrasjen e Behar Sofisë. Ndërkohë, Xhixha komunikon me Xhuliano Vishën, i cili i është shprehur se njihte dikë që mund ta kryente “porosinë” duke folur më pas pikërisht me Enejt Shytin, të cilin e kishte njohur në burg.

 

Lexo edhe: Siguroi armën e vrasjes së Behar Sofisë, kush është Xhuljano Visha? Lidhja me Nazime Vishës, vajza që vrau përndjekësin e saj

 

Shyti kishte ndejtur disa muaj në burg për vjedhjen e disa fshatin e tij ku edhe është njohur me Xhuliano Vishën.

Organizatorët i kanë premtuar Shytit 50 mijë euro menjëherë pas ekzekutimit të Behar Sofisë duke organizuar edhe mënyrën se si ai do të hynte dhe dilte nga vendi i ngjarjes.

 

Policia ka zbuluar se armën e krimit, Enejt Shytit ia ka siguruar Skënder Vathi, ndërsa Leonar Xhixha ka bërë të mundur nxjerrjen e tij nga Tirana pas vrasjes.

 

Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt në anë të Lanës në Tiranë duke u qëlluar në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë.

 

Pas kapjes së organizatorëve, policia është në kërkim të porositësve të vrasjes së Behar Sofisë, i cili ishte arrestuar dhe hetuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. /abcnews.al

 

Shtuar 13.03.2021 12:03