Vetëdorëzohet në polici autori i cili qëlloi me armë zjarri në kokë pronarin e një pike shitjeje makinash në Krujë

Mbrëmjen e djeshme, datë 28 shkurt në Krujë, ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta,, pronari i një pike shitje makinash, Artan Goga.

Autori i cili qëlloi me armë zjarri Gogën duke i shkaktuar plagë në kokë. ishte 43-vjeçari, Perlat Merlika

I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Krujë

Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 29.02.2024 17:54