Torino zyrtarizoi transferimin e Berishës, De Biasi: Ka siguruar një profesionist të madh

Torino ka zyrtarizuar transferimin e Etrit Berishës.

Portieri i kombëtares shqiptare ka ardhur si zëvendësim i Samir Ujkanit, të cilit i skadoi kontrata me ekipin italian.

Ish trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi pasur lëvdata për Berishën.

“Një djalë i jashtëzakonshëm, i edukuar në të gjitha sjelljet e tij. Etriti matet gjithmonë, pavarësisht rolit të tij dhe është gjithmonë i vëmendshëm. Torino ka siguruar një profesionist me një dëshirë të madhe për të mësuar. Ai punon shumë. Fizikisht dhe atletikisht ai arrin të bëjë gjëra mjaft domethënëse. Sipas mendimit tim, ai është një djalë i shkëlqyeshëm dhe një profesionist i shkëlqyeshëm” deklaroi De Biasi për Toro News.

Shtuar 4.07.2021 19:54