Tahiri kërkesë Gjykatës së Lartë: Pezulloni ekzekutimin e vendimit, cënon interesat e mia

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg ndaj tij.

Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin, pasi cënon interesat e tij dhe mësohet se rekursi do të depozitohet brenda ditës së sotme.

Ai vijon të këmbëngulë për pafajësinë e tij, ndërkohë që është dënuar me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për shpërdorim detyre në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme./albeu.com/