SONDAZH/ Kush do të fitojë? Mbështet kandidatin tënd në sondazhin e Albeu.com

Kanë mbetur edhe 20 ditë nga data kur shqiptarët do të duhet të zgjedhin mes një mandati të tretë për Ramën apo një mandati të parë për Lulzim Bashën.
Por, para se të shkojnë në kutitë e votimit Albeu.com vjen për lexuesit për me një sondazh mjaft profesional për të matur mbështetjen që ka secila parti apo kandidat në elektorat.

KLIKO PËR TË SHKUAR TE SONDAZHI!
Çdo votues mund të marrë pjesë vetëm një herë në sondazh dhe më pas sistemi regjistron IP e tij duke mos e lejuar më që të japë pëlqimin për një parti apo kandidat. Pasi ka votuar, lexuesi mundet vetëm të shohë rezultatet.

Si të merrni pjesë?
Fillimisht, çdo lexues duhet të zgjedhë qarkun në të cilin dëshiron të japë pëlqimin e tij për një parti apo kandidat. Pasi të ketë hyrë në qark, lexuesi duhet të zgjedhë fillimisht partinë , të cilat janë të listuara ashtu siç do të duken në fletën e votimit.

Pasi të ketë dhënë pëlqimin për partinë, sistemi i ndërtuar nga programuesit e Albeu.com do t’i nxjerrë atij listën e kandidatëve të asaj partie me renditjen sipas listës zyrtare të dërguar në KQZ.

Pasi të japë pëlqimin edhe për kandidatin, sistemi e numëron atë dhe mbyllet duke mos i dhënë mundësinë lexuesit të votojë sërish për një periudhë 1 javore.
Lexuesi ka mundësi të shohë rezultatet pasi të ketë votuar në mënyrë që të mos ndikohet kur të japë pëlqimin e tij. Ndërkohë, në rang kombëtar, ecuria e sondazhit mund të shikohet tek kategoria “rezultatet”.

Përmes kësaj forme dhe masave të tjera të marra, programuesit tanë kanë parandaluar çdo lloj tentative nga subjekte politike apo kandidatë që ndërhyjnë në mënyrë të pandershme në rezultatin e sondazhit.

Albeu.com do të raportojë në mënyrë periodike mbi zhvillimet më të fundit nga sondazhi. /albeu.com/


Shtuar 6.04.2021 23:50