Reperi shqiptar “ngacmon” publikisht Dua Lipën: Jam sërish single (FOTO LAJM)

Reperi shqiptar, Azeti, ka ngacmuar publikisht këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ai ishte ndër artistët e shumtë që performuan në “Sunny Hill Festival”. Pas performancës në “Sunny Hill”, reperi bëri “zhurmë” me një dedikim për yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Ai postoi një foto me Duan duke shkruar se ishte i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry. Mirëpo, së fundmi, ai ka marrë sërish vëmendje me një postim që ka bërë. Reperi ka publikuar disa imazhe krahas së cilave ka shkruar “Jam sërish single”, duke etiketuar dhe Dua Lipën.


Shtuar 21.08.2022 21:14