Gjatë protestës së 47 kundër Ramës, një i ri kërkoi organizimin e një referendumi, me argumentin se për të ardhmen e vendit duhet të jenë qytetarët ata që marrin vendimin.
Ai deklaroi se populli është sovrani dhe se historinë e kanë shkruar njerëzit e zakonshëm. Sipas protestuesit, qëndresa e qytetarëve ka sjellë një ndryshim real për vendin, ndërsa protesta ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës dhe po pasqyrohet edhe jashtë Shqipërisë.
Të lidhura
None found
I riu kërkoi një ndryshim pa persona të inkriminuar, pa Ramën dhe pa Berishën. Ai e cilësoi qëndresën e protestuesve si “ditën e zezë” të Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke bërë thirrje që të dy të përfundojnë në burg.
Duke përsëritur se qytetarët janë sovrani dhe se do të fitojnë, protestuesi tha se asnjë kryeministër që sillet si pronar nuk mund t’ua vjedhë ëndrrat qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme. Në përfundim, ai paralajmëroi pjesëmarrje më të madhe ditën e nesërme.
