Premton Don Xhoni: Këtë vit do blej këtë avion privat, mbajeni mend! (FOTO LAJM)

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka premtuar se do të blejë një avion privat në të ardhmen.

Ky premtim vjen pas publikimit të veturave të tij super-luksoze dhe shtëpive në rrjetet sociale.

“Këtë vit do ta blejë këtë. Mbani mend fjalët e mia”, shkroi ai krahas një fotografie në Instagram.

Theksojmë se këngëtari është duke shijuar suksesin e projektit muzikor të titulluar “Katile”.

Kujtojmë se reperi vetëm në Instagram ka mbi 760 mijë ndjekës, ku shpesh herë ndan jetën e tij luksoze./albeu.com/


Shtuar 30.07.2022 07:44