Policia merr masat për të pritur presidentin Zelensky, blindohet Rinasi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet të zbresë në Aeroportin e Rinasit në orët e vona të kësaj të marte dhe do të marrë pjesë në punimet e Samitit të organizuar për Ukrainën, i cili është planifikuar të mbahet të mërkurën, më 28 shkurt, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Për të pritur presidentin Zelensky, janë marrë të gjitha masat e sigurisë nga strukturat shtetërore shqiptare. Një trupë e policisë është vendosur në Aeroportin e Rinasit për të shoqëruar presidentin ukrainas më pas drejt Tiranës.


Shtuar 27.02.2024 22:25