Diamant Hysenaj në krah të Bruce Blakeman: Bashkë për një komunitet shqiptar më të fortë dhe një New York më të sigurt

Një zhvillim i rëndësishëm për komunitetin shqiptaro-amerikan ka sjellë në të njëjtën tryezë Diamant Hysenajn, shqiptarin e parë që garon për Kongresin e SHBA-së në qarkun e 14-të, që përfshin New York-un, Bronx-in dhe Queens-in, dhe Bruce Blakeman, kandidatin për guvernator të New York-ut.

Bashkëpunimi i tyre synon të sjellë ndryshim, lehtësi ekonomike dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet dhe bizneset.

Të lidhura

None found

Bruce Blakeman deklaroi se banorët po përballen me taksa të larta, kosto të papërballueshme të energjisë dhe probleme të sigurisë publike. Ai u shpreh se, në bashkëpunim me Hysenajn, do të angazhohen për uljen e taksave, përgjysmimin e faturave të energjisë dhe ujit, si dhe forcimin e sigurisë në komunitete.

Diamant Hysenaj e cilësoi këtë mbështetje si të rëndësishme për diasporën shqiptare. Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për drejtues që i njohin nga afër vështirësitë e tyre, ndërsa ky partneritet i jep përfaqësimit shqiptar një zë më të fortë në nivelet më të larta të qeverisjes së Shteteve të Bashkuara.

Diamant Hysenaj: Përshëndetje! Jam Diamant Hysenaj, kandidat për Kongresin e Amerikës në qarkun e 14-të, në Bronx dhe Queens. Sot jam me Bruce Blakeman, kandidatin për guvernatorin e ardhshëm të New York-ut. Faleminderit!

Bruce Blakeman: Faleminderit shumë. Miqtë e mi shqiptaro-amerikanë më flasin vazhdimisht për taksat e larta, çmimet e pajustifikueshme të shërbimeve dhe mungesën e sigurisë në komunitetet tona. Prandaj, së bashku do të punojmë për t’i ulur taksat, për t’i përgjysmuar faturat e shërbimeve dhe për të ndërtuar komunitete më të sigurta, apo jo?

Diamant Hysenaj: Po, zotëri Bruce. Zoti të bekoftë. Shqiptarët paguajnë taksa shumë të larta dhe energjia është tepër e shtrenjtë. Familjet tona dhe i gjithë komuniteti shqiptar kanë nevojë për një udhëheqës, për një guvernator të New York-ut që t’i ndihmojë. Bruce, ne e kemi këtë njeri në krahun tonë!

Bruce Blakeman: Dhe do të kemi edhe një kongresmen të ri!

Diamant Hysenaj: Po, zotëri. Le të fillojmë!


Shtuar më 31.10.2026 20:54