Sioni ka marrë një pikë në transfertën ndaj Luzernit, në një përballje ku vendimtarë ishin dy lojtarët kosovarë, Kreshnik Hajrizi dhe Rilind Nivokazi.
Takimi i javës së 12-të të Superligës së Zvicrës u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa golat u shënuan të dy në pjesën e dytë.
Të lidhura
None found
Luzerni kaloi në avantazh në minutën e 65-të, kur Hajrizi e dërgoi topin në portën e skuadrës së tij. Mbrojtësi i Kosovës qëndroi në fushë deri në minutën e 72-të, kur u zëvendësua.
Pikërisht në atë minutë, Rilind Nivokazi u aktivizua për Sionin dhe vetëm shtatë minuta më pas la gjurmën e tij në ndeshje.
Sulmuesi shënoi në minutën e 79-të, duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke i dhuruar ekipit mysafir një pikë të rëndësishme.
Për skuadrën e Sionit luajtën edhe Donat Rrudhani dhe Benjamin Kololli, ndërsa portieri Simon Simoni nuk u aktivizua dhe e ndoqi ndeshjen nga stoli i Luzernit.
Ky ishte një tjetër kontribut për Nivokazin në një sezon pozitiv. 26-vjeçari ka realizuar deri tani katër gola dhe ka dhënë tri asistime në të gjitha garat.
Me barazimin e regjistruar, Sioni mban vendin e tretë me 23 pikë, kurse Luzerni renditet i teti me 13 pikë.





