“Po jetoj një aventurë”, dëshmia e shqiptarit para hetuesve grekë

Roxhers Demirazi ka shfaqur pendesë për ngjarjen e ndodhur në Greqi duke u ofruar që të tregojë më shumë se çfarë kishte ndodhur.

Shqiptari, i dyshuari si i përfshirë në vrasjen e tifozit grek Alkis Kambanos në Selanik, iu dorëzua autoriteteve policore greke, pasi dje u vetëdorëzua në Policinë e Korçës.

Ditën e djeshme, vetë Demirazi dha një intervistë për mediat greke në të cilat u shprh se ishte i gatshëm që të ndihmonte e se po kalon një aventurë të madhe.

Për “ALPHA”, me zë të dridhur ai tha: ‘Babai do të ikte me gjyshen dhe u thashë të largohesha edhe unë. Askush nuk më ndihmoi të ikja. Vendimin e kam marrë vetë. Ajo që po jetoj është një aventurë e madhe për jetën time dhe jam shumë i frikësuar. Për tani nuk kam frikë nga asgjë. Të tjerat do t’ia them hetuesit”, tha 20- vjeçari.

Shtuar 11.02.2022 10:58