Përkujtojmë sot ditëlindjen e artistit të madh shqiptar, e gjeni dot për cilin bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Nëse sëmundja e rënde nuk do i kishte marrë jetën në 2015, Tonin Tërshana do të festonte sot ditëlindjen e 75.

Tonin Tërshana përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera”, me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekstin e Fatos Arapit, mori çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Lindur në Shkodër në vitin 1947, këngëtari Tonin Tërshana fitoi çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Mori pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Tërshana është dekoruar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”

Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kenga e nenes”, “Fishekzjare në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj” etj.

Artisti ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare në spitalin “Nënë Tereza” pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.