Përfshihet nga flakët makina në lëvizje në Tepelenë, digjet plotësisht

Një mjet në aksin rrugor Krahës-Memaliaj është përfshirë nga flakët gjatë kohës që ishte në lëvizje dhe është djegur plotësisht. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë aksidental. Hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në afërsi të fshatit Iliras, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi N. B., banues në Memaliaj.

Nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës./albeu.com


Shtuar 22.11.2022 14:51