Para policëve, ish-konkurrenti i Përputhen kalon kufirin serb me këngën e Adem Jasharit (VIDEO)

Ish-konkurrenti i Përputhen, Shkëlqim Bega, i njohur si Çimi, ka shpërndarë video në rrjetin social “Tiktok”, ku edhe ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit e tij.

Video tashmë është bërë virale në rrjete sociale, pasi duke kaluar kufirin Kosovë-Serbi, ka vënë këngën e Adem Jasharit në sy të policit gjatë kontrollit.

“E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar ai sipër videos që është pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente.


Shtuar 7.08.2021 11:41