Bukuroshja shqiptare Cindy Marina do të jetë prezantuesja e Serie A në Shqipëri dhe Kosovë. Këtë lajm e ka dhënë vetë Cindy me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ku ka shkruar”
“Ndihem shumë e lumtur të ndaj me ju udhëtimin që po nisim së bashku…..si Ambasadore e Oversport, do të kem privilegjin të prezantoj Serie A dhe sportet e tjera përgjatë sezoneve 2021-2024. Për herë të parë do të sjellim atmosferën e stadiumeve të Serie A në shtëpitë tuaja dhe në Oversport App. Shqipëria dhe Kosova do të kenë zërin e tyre live në kampionatin më të mirë Europian!”
Cindy gjatë jetës së saj ka arritur suksese të shumta, ku mund të përmendim midis të tjerave: Është shpallur fituese e Miss Universe Albania 2019 dhe ka dalë ne top 11 te Miss Universe, është pasuesja titullare më e re e kombëtares të vollejbollit Shqiptar të femrave duke debutuar që në moshen 17 vjecare.