Meta në konferencë për mediat: Autoriteti i Dosjeve ka konsumuar gjashtë vepra penale

Ashtu siç edhe paralajmëroi kreu i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një konferencë për mediat lidhur me kallëzimin e bërë ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Meta u shpreh se autoriteti në mënyrë skandaloze ka vepruar në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu theksoi nga ana e Autoritetit janë kryer gjashtë shkelje.

“Lidhur me shkeljet flagrante kundër meje si ish-president dhe si kryetar i partisë së Lirisë , kanë konsumuar gjashtë vepra penale”, tha Meta.

Më tej shtoi: Anëtarët e AIDSSH kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale, të cilat janë:

1. Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
2. Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
3. Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;
4. Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
5. Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal;
6. Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal;
të kryera në bashkëpunim.