Kërkon heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancën e Berishës, shkak mungesa e gjyqtares

Është shtyrë seanca gjyqësore, ku do të shqyrtohej kërkesa e kreut demokrat, Sali Berisha për heqjen të masës së sigurisë.

Shkaku i shtyrjes së kësaj seance ishte mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, pasi ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë përfundoi edhe orari zyrtar. Ndërkohë seanca për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ishte parashikuar të mbahej në orën 15:00.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohet si i përfshirë në aferën “Partizani”.


Shtuar 27.02.2024 16:36