Pas njoftimit se ish-deputeti socialist, Alqi Bllako i arrestuar disa muaj më parë për aferën e inceneratorëve është lënë në “arrest shtëpie”, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit është shprehur se është kundër këtij vendimi.
SPAK ka theksuar se nuk ekzistojnë kushte për të liruar ish-deputetin dhe për këtë aryse do të bëjnë ankim në Apel.
“Ne kemi qenë kundër lirimit në gjykatë sepse nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar. Do bëjmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.”, thuhet në reagimin e SPAK. /albeu.com