E rëndë në Tiranë, bashkëshorti gjen pa shenja jete në banesë gruan e tij

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Tiranë nga bashkëshorti i saj.

Dyshohet se vdekja e së resë ka ardhur nga shkaqet natyrale, pasi nuk kishte asnjë shenjë dhune dhune në trup.

Megjithashtë, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com