Dinamo thyen Korabin dhe “prek” Superioren (VIDEO)

Pas theu Burrelin një javë më parë, Dinamo ka mposhtur edhe Korabin dhe tashmë thuajse është ngjitur në Superiore. Blutë e kryeqytetit fituan 1-0, duke u shkëputur në 4 pikë nga vendi i dytë, pasi Burreli fitoi 3-1 me Vorën.

Ndeshja në “Selman Stërmasi” ishte shumë e luftuar, pëplasje, kartonë të verdhë, dëmtime dhe pretendime për penallti. Në minutën e 28-të, vendasit përfitojnë nga një përgjumje e Korabit dhe realizojnë me Kolgegan.

Korabi përpiqet, por ka vonesa të shumta të lojës nga ana e dinamovitëve. Në mesin e pjesës së dytë ka penallti për dibranët, por arbitrit nuk është i këtij mendimi. Kapitenin Mziu e tradhëtojnë nervat dhe merr dy të verdhëe për pasojë del me të kuq.

Dinamo më pas administron minutat e fundit në favor të vet. Dy ndeshjet e radhës janë Korabi-Burreli dhe Vora-Dinamo. Nëse blutë fitojnë, matematikisht shpallen kampionë të Grupit A dhe kalojnë në Superiore.


Shtuar 1.05.2021 17:24