Broja i tregon anglezit festimin e ‘Shqiponjës’: Ky është flamuri i Shqipërisë

Armando Broja dhe Konor Gallager ishin dy lojtarët e zgjedhur të Çelsit të cilët morën pjesë në një intervistë për njerëzit që komunikojnë me shenja.

Ajo që ra në sy ishte shqiponja e bërë me duar, e cila tregon Shqipërinë dhe sulmuesi i Kombëtares u ndal menjëherë që ta bënte: “Ky është gjithashtu dhe festimi im”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Reagimi nga ana e mesfushorit anglez ishte epik, i cili tha: “Mendoja se kopjoje Anelkan”, me ish-sulmuesin francez të Çelsit që gjithashtu bënte shqiponjën kur festonte.

“Jo, ky është flamuri shqiptar”, ishte përgjigja e Brojës ndaj zëvendëskapitenit të “Bluve”./albeu.com


Shtuar 31.10.2023 17:56