Berisha ironi me Bashën poshtë zyrës së tij: Blindat do ia bëjmë dhuratë

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ajo çka po ndodh sot në selinë e PD-së është revolucion dhe jo protestë.

Mes të tjerash ai tha se blindat do ia bëjnë dhuratë Bashës.

“Revolucioni jo protesta. revolucion i pandalshëm. Paqëso. Lëvizje gandiste që do të çliroje Shqipërinë. që se ka parë Shqipëria as Europa. Dyert e shtëpisë hapen, nuk preken personat. Materiali hapet sepse është vendosur në vendin e gabuar. Ato blinde do ia bëjmë dhuratë Bashës. Më kanë ardhur idera interesante, disa prej tyre më kanë thënë se; ti bëjmë monument që të kujtojë se çfarë bëri peng Basha. Unazë në gisht nuk kam vendosur kurrë. Ajo do shihet më vonë. Ajo që ka ndodhur me anëtarët e tjerë do të ndodh dhe me mua.”, tha Berisha.


Shtuar 8.01.2022 12:25