Bashkëpunonin për të vjedhur ushqime në markete, arrestohen dy persona në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanë vjedhur ushqime në një market.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 38 vjeç, banues në Shakllnur, Durrës dhe D. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte ushqimore në një market, në lagjen nr. 13, Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar./Albeu.com


Shtuar 28.10.2023 15:21