Arrestohet 60-vjeçari në Sarandë, i gjetën shufër metalike në makinë (EMRI)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Agim Lika, 60 vjeç.

Kjo pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij, forcat e policisë zbuluan dhe sekuestruan një armë të ftohtë, e cila u konfiskua për hetim të mëtejshëm.

Autoritetet vijojnë të angazhohen në zbardhjen e rrethanave të plotësisë së ngjarjes.


Shtuar 18.03.2024 17:14