Aksident i rëndë në Maliq, mbetet i plagosur drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zvezdë, Maliq.

Mësohet se është përplasur një mjet me një karrocë, ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i karrocës.

Drejtuesi i mjetit tjetër ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Aksidenti ka ndodhur në urën e fshatit, policia në vendngjarje.


Shtuar 11.04.2024 22:21