WhatsApp sjell biseda “incognito” me AI! As kompania nuk i lexon më mesazhet, rritet privatësia e përdoruesve

WhatsApp ka prezantuar një funksion të ri për bisedat me chatbot-in e inteligjencës artificiale, ku përdoruesit mund të aktivizojnë një modalitet privat “incognito”. Në këtë mënyrë, as kompania nuk do të ketë mundësi të shohë apo të ruajë përmbajtjen e bisedave.
Sipas këtij funksioni, mesazhet që përdoruesi shkëmben me inteligjencën artificiale nuk monitorohen dhe nuk ruhen në histori pasi biseda mbyllet.

Kjo është menduar për raste kur njerëzit duan të flasin për tema më personale si shëndeti, financat apo marrëdhëniet.

Të lidhura

None found

Nga kompania është thënë se shumë përdorues kërkojnë më shumë privatësi kur përdorin inteligjencën artificiale, edhe pse duan përgjigje të shpejta dhe të sakta.
Megjithatë, disa ekspertë të sigurisë kibernetike kanë shprehur shqetësime se një nivel i tillë privatësie mund të sjellë mungesë kontrolli dhe vështirësi në rast problemesh, pasi nuk do të ketë qasje në historikun e bisedave.

WhatsApp është në pronësi të Meta-s, e cila ka integruar inteligjencën artificiale në shumë prej aplikacioneve të saj dhe raporton se ajo përdoret nga një numër shumë i madh përdoruesish në mbarë botën.


Shtuar 14.05.2026 17:17

CasibomHoliganbetjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobet