Wanda mashtroi Icardin me një truprojë, sulmuesi i PSG-së e shkarkoi

Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, e tradhtoi me një truprojë.

Vjeshtën e kaluar u shfaq informacioni se gruaja e sulmuesit të PSG- së donte të divorcohej nga ai pasi kishte mësuar për takimet e tij me të dashurën.

Si pasojë, çifti nuk u nda. Thuhej se futbollisti i dha Wandës të drejtat për të gjitha të ardhurat dhe pasuritë e tij deri në vitin 2050 për të shpëtuar martesën.

Gazetari Diego Estevez raporton se vetë Nara e tradhtoi në fund të vitit të kaluar me një truproje kur ajo fluturoi për në Argjentinë.

Disa persona kanë qenë dëshmitarë kur gruaja e Icardit, pas një prej ndejave, ka ftuar një truproje në dhomën e saj. Mësohet se një tjetër takim intim kanë pasur në ashensor.

Icardi përfundimisht e mori vesh këtë dhe e pushoi truprojën. /albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 21:10